Biden sqaron deklaratën e tij për ndryshim regjimi në Rusi

[embedded content][embedded content]

12:47 28/03/2022

Presidenti amerikan tha se Vladimir Putin nuk mund të qëndrojë më në pushtet

Presidenti amerikan Joe Biden ka sqaruar deklaratën e tij sa i përket ndryshimit të regjimit në Rusi pas deklaratës së tij se presidenti rus Vladimir Putin “nuk mund të qëndrojë në pushtet“.

Diplomatët e lartë amerikanë të dielën e kishin nënvlerësuar deklaratën e tij dhe Biden, i pyetur nga një gazetar teksa po largohej nga një shërbesë kishtare në Uashington nëse po bënte thirrje për ndryshimin e regjimit në Rusi, dha një përgjigje me një fjalë: “Jo“.

Julianne Smith, ambasadorja e SHBA në NATO, u përpoq të kontekstualizonte komentet e Biden, duke thënë se ato pasuan gjatë një bisede me refugjatët ukrainas në Varshavë. 

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken në një konferencë për shtyp në Jerusalem u shpreh se Biden po thoshte se Putini nuk mund të fuqizohet duke bërë luftë. Por Blinken tha se çdo vendim për lidershipin e ardhshëm të Rusisë do të varet nga populli rus.

Republikanët u shprehen se komentet e Bidenit përbënin një gabim fatkeq. Senatori James Risch, republikani më i lartë në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit të SHBA, i quajti komentet e Biden një “gafë të tmerrshme” dhe tha se do të dëshironte që presidenti të kishte mbajtur një qëndrim të tijin.

Pushtimi njëmujor i Rusisë ka bërë që një e katërta e popullsisë prej 44 milionë banorësh të Ukrainës të lënë shtëpitë e tyre. Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar të arrijnë një ekuilibër gjatë konfliktit në Ukrainë për të shmangur një konfrontim të drejtpërdrejtë ushtarak me Rusinë, duke përshpejtuar dërgesat e armëve në Kiev për të ndihmuar në luftën e tij ushtarake, por duke përjashtuar dërgimin e trupave në vend ose vendosjen e një zone ndalim-fluturimi.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi Perëndimit t’i japë Ukrainës tanke, aeroplanë dhe raketa për të ndihmuar në shmangien e forcave ruse. Konflikti ka vrarë mijëra njerëz dhe ka dërguar gati 3.8 milionë jashtë vendit, sipas Kombeve të Bashkuara.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.