Biden: Sulmi ndaj burrit të Nancy Pelosit, i neveritshëm

22:00 29/10/2022

Presidenti amerikan Joe Biden ka reaguar ndaj sulmit të bashkëshortit të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi duke e quajtur atë të neveritshëm.

Mjaft është mjaft. Çdo person me ndërgjegje duhet të ngrihet qartë dhe pa mëdyshje kundër dhunës në politikën tonë, pavarësisht se cila është politika juaj.”

Edhe zëvendëspresidentja Kamala Harris dënoi sulmin ndaj Paul Pelosi duke e cilësuar atë një akt të dhunës ekstreme.

“Dua të them se ky ishte një akt dhune ekstreme dhe mendoj se ne po  jetojmë në një kohë në vendin tonë ku ka kaq shumë diskurs që ushqehet nga urrejtja dhe ndarja. Dhe kushdo që pretendon për të qenë një udhëheqës duhet të kuptojë vërtet kuptimin dhe ndikimin e fjalëve dhe qëndrimit të tyre. Unë lutem për shërimin e Polit, e njoh Pelozën dhe ishte thjesht tragjike.”

Ndërsa ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, u shpreh se janë politikanët ata që nxisin ndasitë.

 “Dua të ndalem  një moment vetëm për t’u lutur për një mikun tim, zotin Paul Pelosi, i cili u sulmua. Politika, ku disa në detyrë ose që aspirojnë për  postin, punojnë për të nxitur ndasitë, për t’i zemëruar njerëzit dhe frikësojnë njëri-tjetrin për përfitimet e tyre.”

82-vjeçari u dërgua në një spital në San Francisko ku iu nënshtrua një operacioni për shkak të plagëve të marra. Personi i arrestuar  i cili ka hyrë në shtëpi dhe ka sulmuar Paul është David Depape, 42 vjeç mbi të cilën rëndojnë disa akuza.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *