Biden takim me homologun ukrainas

21:12 02/09/2021

Kreu i ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ«: SHBA pĂ«rkrah Kievin kundĂ«r agresionit rus 

Presidenti Joe Biden e shfrytëzoi takimin e tij të parë me një udhëheqës të huaj që nga përfundimi i luftës në Afganistan për të dërguar mesazhin se Shtetet e Bashkuara – të çliruara nga “lufta e tyre e pafundme” – janë të vendosura të bëhen një aleat më i besueshëm për miqtë e tyre, në këtë rast për Ukrainën.

Biden priti në Shtëpinë e Bardhë Presidentin e Ukrainës Volodimir Zelenski. Udhëheqësi amerikan u siguroi homologun ukrainas se administrata e tij qëndron plotësisht përkrah këtij vendi. Presidenti Biden nuk e përmendi Afganistanin në fjalën e tij të shkurtër përkrah zotit Zelenski, por ai theksoi shqetësimet e tij në lidhje me agresionin rus në rajon.

“Shtetet e Bashkuara mbeten fuqimisht të përkushtuara ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës përballë agresionit rus, si dhe në mbështetje të aspiratave euroatlantike të Ukrainës“, u shpreh kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Para fillimit të takimit, administrata amerikane tha se po angazhohej për ndihma të reja ushtarake për Ukrainën me vlerë deri në 60 milionë dollarë. Sipas saj paketa e ndihmës për Ukrainën ishte e nevojshme për shkak të një “rritjeje të madhe të aktivitetit ushtarak rus përgjatë kufirit mes tyre” dhe për shkak të shkeljeve të armëpushimit dhe provokimeve të tjera.

Në bisedat kokë më kokë, dy udhëheqësit Zelenski dhe Biden diskutuan vendimin e Uashingtonit për të mos bllokuar ndërtimin e tubacionit Nord Stream 2, i cili do të transportojë gaz natyror rus direkt në Gjermani, duke anashkaluar Ukrainën. Gazsjellësi kundërshtohet ashpër nga Ukraina dhe Polonia, si dhe nga republikanët dhe demokratët në Kongres. Zoti Zelenski e cilësoi tubacionin një armë të fuqishme gjeopolitike për Rusinë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *