Biden takim në Vatikan me Papa Françeskun

12:02 29/10/2021

Presidenti Biden ka nisur turin evropian në takimin me Papa Françeskun në Vatikan ndërsa ndodhet në Itali për të marrë pjesë në samitin global të klimës të shteteve, pjesë e Grupit të 20 shteteve më të industrializuara të botës. Biden konsiderohet si presidenti i dytë katolik në historinë e SHBA-ve. Në samitin e organizuar në kryeqytetin italian ndër planet kryesore është vendosja e një takse minimale globale për mbrojtjen e klimës.

Biden synonte të paraqiste në këtë samit një paketë mjedisore miliarda dollarëshe, por kongresmenët demokratë braktisën planet për ta votuar atë të enjten. Buxheti që planifikon Biden prej 555 miliardë dollarësh do të përdoret qeë të përballen si duhet ndryshimet klimatike, kryesisht përmes stimujve tatimorë për burimet e rinovueshme të energjisë.

Me këto shpenzimet SHBA-të synojnë të ulin në mënyrë dramatike emetimet e gazrave serrë deri në vitin 2030, të ofrohen lehtësira të reja tatimore për automjetet elektrike dhe të mundësohet instalimi i paneleve diellore në shtëpitë amerikane. Biden ka argumentuar se shpenzimet do të paguhen plotësisht nga rritja e taksave për korporatat dhe multimilionerët.

Pas Italisë presidenti amerikan vijon turin në Skoci të dielën në mbrëmje për të marrë pjesë konferencën e Kombeve të Bashkuara për klimën, COP26, që mbahet në Glasgow. Biden do të paraqesë mesazhin se SHBA i janë kthyer në luftën kundër ngrohjes globale. Paraardhësi i tij, Donald Trump, u tërhoq nga marrëveshja e Parisit për klimën.

Vlerësimi i punës së deritanishme të presidentit amerikan me sondazhet e fundit ka rënë në 42.5%. Ndërkaq në Romë për samitin e G20 marrin pjesë liderët kryesore të botës janë mobilizuar në total rreth 2000 ushtarë e forca policore në mënyrë që të garantohet mbarëvajtja e samitit dhe siguria e delegacioneve. Mbikëqyrja dhe mbrojtja e hapësirës ajrore të kryeqytetit realizohet me mjete të specializuara të Forcave të Armatosura, përfshirë sistemet anti-drone.

Tv Klan

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *