Biden telefonatë direkte me Erdogan pas fitores, Shtëpia e Bardhë: Diskutime mbi partneritetin mes vendeve dhe NATO-n

biden telefonate direkte me erdogan pas fitores shtepia e bardhe diskutime mbi partneritetin mes vendeve dhe nato n

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden dhe ai turk Rexhep Tajip Erdogan zhvilluan një bisedë telefonike ku diskutuan marrëdhëniet dypalëshe si dhe bashkëpunimin në kuadër të NATO-s për rritjen e sigurisë ndërkombëtare, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

“Presidenti Joseph Biden, Jr. telefonoi sot Presidentin Recep Tayyip Erdogan për ta uruar për rizgjedhjen e tij si President i Turqisë”, thuhet në deklaratë.

“Ata shprehën angazhimin e tyre të përbashkët për të vazhduar punën së bashku si partnerë të ngushtë për të thelluar bashkëpunimin midis vendeve dhe njerëzve tanë. Ata diskutuan gjithashtu gatishmërinë e tyre si aleatë të NATO-s për të adresuar sfidat rajonale dhe globale, duke përfshirë forcimin e sigurisë transatlantike në Samitin e NATO-s në Vilnius”, zbuloi Shtëpia e Bardhë.

Samiti i NATO-s i vitit 2023 është planifikuar të mbahet nga kryeqyteti lituanez Vilnius në datat 11-12 korrik.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts