Biden telefonatë me Zelensky: SHBA do të përgjigjet me vendosmëri ndaj veprimeve të Rusisë

10:15 03/01/2022

Presidenti i SHBA, Joe Biden gjatë një telefonate me Presidentin e Ukrainës, Volodymor Zelensky, i ka premtuar këtij të fundit se SHBA dhe aleatët e saj “do të përgjigjen me vendosmëri nëse Rusia pushton më tej Ukrainën“.

Sipas CNN këto janë detajet e zbuluara nga telefonata mes dy liderëve, të cilat kanë komunikuar të dielën.

Telefonata është zhvilluar vetëm disa ditë pasi Biden i kërkoi presidentit rus Vladimir Putin të mos rriste tensionet e krizës ushtarake në kufirin e Ukrainës dhe përpara se zyrtarët rusë dhe amerikanë të takohen personalisht në Gjenevë më vonë këtë muaj.

Pas komunikimit me Biden, Zelensky në një postim në mediat sociale shkroi se kishte diskutuar për veprimet e përbashkëta të Ukrainës, Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve për ruajtjen e paqes në Evropën dhe parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit.

Por edhe pse po bëhen përpjekje për qetësimin e situatës në kufirin mes Rusisë dhe Ukrainës, rreth 100,000 trupa ruse kanë mbetur të grumbulluara në kufi./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.