Biden tërhiqet për Nord Stream 2

18:40 22/07/2021

Republikanët e akuzojnë Presidentin për tradhti

Presidenti Biden e ka zbutur papritur qëndrimin ndaj gazsjellësit Nord Stream 2 i krijuar për të transportuar gazin rus në Gjermani, duke anashkaluar Ukrainën, e cila mbështetet në të ardhurat nga tranziti i gazit. Senatorët republikanë dhe një pjesë e demokratëve e konsideruan marrëveshjen e nënshkruar mes Presidentit Biden dhe kancelares Merkel që i hap rrugë finalizimit të punës për gazsjellësin rus Nord Stream 2 si tradhti ndaj interesave amerikanë duke lejuar Putin të shantazhojë Evropën dhe Ukrainën në furnizimin me gaz.

Ky është një kapitullim fatal nga Presidenti Biden duke i dhënë zotit Putin çdo gjë që dëshiron. Presidenti u dorëzua përpara gazsjellësit të cilin ne me sukses e kishim ndalur deri në këtë moment që Biden u dorëzua. Ky është një gabim gjeopolitik që për dekada në vijim u jep mundësi diktatorëve të ardhshëm rus të përfitojnë miliarda dollarë nga gabimi i Biden, një gazsjellës që do të ndëshkojë Europën para së gjithash”, tha senatori Todd Young.

Nuland tha se Gjermania ishte angazhuar në marrëveshje për sanksione ndaj Rusisë nëse ajo përpiqet të përdorë energjinë si një armë ose të kryejë veprime të mëtejshme agresive kundër Ukrainës dhe Europës.

 “Kjo është jo korrekte senator, ne nuk duam të dobësojme Europën dhe Ukrainën. Madje e kemi ftuar Presidentin Zlenski në Shtëpinë e Bardhë. Ne kemi marrë garanci të qarta nga Gjermania se do të aplikojë sanksione të menjëhershme ndaj Rusisë nëse ajo keqpërdor furnizimet me gaz nëpërmjet Nord Stream 2 për presion ndaj Ukrainës dhe Europës”, u shpreh zv.sekretarja e shtetit, Victoria Nuland.

Biden e kishte paralajmëruar Rusinë kundër përdorimit të burimeve të saj të energjisë si një “armë” ose levë kundër fqinjëve të saj. Merkel kishte folur në telefon me Presidentin rus Vladimir Putin përpara se të firmoste marrëveshjen me Biden.

Ministri i Jashtëm Heiko Mass tha se është mirë që me SHBA edhe një herë gjermanët ndajnë qëllime dhe bindje të ndërsjella, duke përfshirë Rusinë dhe politikën e energjisë dhe që u ra dakord për zgjidhje konstruktive në lidhje me çështjen e Nord Stream 2.

Shumë republikanë ashtu si disa nga demokratët e refuzojnë Nord Stream sepse e shohin atë si një projekt gjeopolitik rus që rrezikon pavarësinë energjetike të Europës dhe mund të dëmtojë Ukrainën. Ukraina varet nga miliarda dollarë të ardhura nga tranziti i gazit rus. Nga ana tjetër, mbështetësit e Nord Stream akuzojnë SHBA-në se dëshiron vetëm të shesë më shtrenjtë në Europë gazin e saj të lëngshëm.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *