Biden thërret Këshillin e Sigurisë

15:14 24/02/2022

Mëngjesin e së enjtes, presidenti i SHBA-së, Joe Biden mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare në Dhomën e Situatave për të diskutuar zhvillimet më të fundit në Ukrainë, është shprehur një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Sipas CNN, zyrtarë të lartë të sigurisë vendore hynë në rezidencën presidenciale këtë mëngjes. Mes tyre përfshihen këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan, Sekretarja e Thesarit Janet Yellen, gjenerali drejtues i stafit, Mark Milley, Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin, drejtori i CIA-s Bill Burns dhe zëvendëspresidentja Kamala Harris.

Biden, i cili u betua se “Rusia do të mbajë përgjegjësi” për sulmin drejt Ukrainës, do të deklarojë një sërë sanksionesh, që dikur mendoheshin për të penguar një ngjarje të tillë.

Sanksionet që do të bëhen të ditura nga kreu i Shtëpisë së Bardhë parashikojnë përjashtimin e Rusisë nga teknologjia e avancuar, shtrëngime në institucione të mëdha financiare si dhe sanksione për rrethin e afërt të presidentit rus, Vladimir Putin./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.