Biden thotë se Putin dëshiron të “rithemelojë ish-Bashkimin Sovjetik”

20:36 24/02/2022

Presidenti i SHBA Joe Biden tha se presidenti rus Vladimir Putin është i shkëputur nga pjesa tjetër e botës dhe dëshiron të ringjallë ish-Bashkimin Sovjetik.

“Ai ka ambicie shumë më të mëdha se Ukraina. Ai në fakt dëshiron të rivendosë ish-Bashkimin Sovjetik. Për këtë bëhet fjalë.”

Biden mbeti i palëkundur në qëndrimin e tij se sanksionet do të kenë efekt në agresionin rus pasi vendi sulmoi Ukrainën.

“Kjo do ta dobësojë vendin e tij. Ai do të duhet të bëjë një zgjedhje shumë, shumë të vështirë nëse do të vazhdojë të lëvizë drejt të qenit një fuqi e dorës së dytë apo në fakt, të përgjigjet. Nëse ne nuk lëvizim kundër tij tani me këto sanksione të rëndësishme, ai do të inkurajohet,” tha Biden./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.