Biden: U kam kërkuar agjencive të inteligjencës të zbulojnë origjinën e COVID-19

09:39 27/05/2021

Presidenti Joe Biden tha të mërkurën se komuniteti amerikan i zbulimit është i ndarë lidhur me origjinën e koronavirusit, rreth asaj nëse virusi vjen nga kontakti njerëzor me një kafshë të infektuar apo nëse ai ishte pasojë e një aksidenti laboratorik.

Biden tha në një deklaratë se ai ka bërë thirrje për hetime të mëtejshme mbi origjinën e pandemisë.

Presidenti tha se zbulimi amerikan po shqyrton dy skenarë të ndryshëm dhe se asnjë nga konkluzionet e deritanishme nuk gëzon mbështetje të fortë dhe ata janë të ndarë në supozimet mbi ngjarjet që sollën përhapjen e virusit.

“I kam kërkuar komunitetit të zbulimit që të dyfishojë përpjekjet për të mbledhur dhe analizuar informacione që mund të na sjellin më pranë një përfundimi dhe të më raportojnë mbi këtë çështje brenda 90 ditësh”, tha Presidenti Biden.

Si pjesë e këtij raporti, kam kërkuar hetime të mëtejshme, duke përfshirë pyetje specifike për Kinën“, tha Presidenti Biden. /VOA

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *