Biden: Ukraina nuk është ende gati për anëtarësim në NATO

23:31 09/07/2023

Presidenti amerikan Joe Biden tha në një intervistë për CNN se Ukraina nuk është ende gati për t’u anëtarësuar në NATO.

Megjithatë, Biden theksoi se SHBA dhe aleatët e saj në NATO do të vazhdojnë t’i ofrojnë Ukrainës armatimin e nevojshëm për t’i dhënë fund luftës më Rusinë.

“Unë nuk mendoj se ka unamitet në NATO në lidhje me futjen ose jo të Ukrainës në NATO në këtë moment në mes të një lufte”, theksoi Biden në intervistën për CNN përpara se të niset për udhëtimin 1-javor në Europë ku do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Vilniues.

Në këtë samit do të diskutohet edhe anëtarësimin e Suedisë në NATO, vend për të cilin ende nuk e kanë dhënë miratimin Turqia dhe Hungaria. /tvklan.al

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts