Biden: Vaksinimi është jetik për fundin e pandemisë

22:00 08/10/2021

Presidenti amerikan u bëri thirrje bizneseve të detyrojnë punonjësit e tyre të vaksinohen

Presidenti Joe Biden u ka bërë thirrje bizneseve amerikane të detyrojnë punonjësit e tyre të marrin vaksinat kundër COVID -19, duke e quajtur lëvizjen jetike për t’i dhënë fund pandemisë.

Me vaksinim, ne do ta mposhtim këtë pandemi. Pa të, ne përballemi me muaj të pafund kaosi në spitalet tona, dëme në ekonominë tonë dhe ankth në shkollat tona”, tha Biden.

Muajin e kaluar Presidenti amerikan urdhëroi që të gjithë punonjësit federalë dhe kontraktorët të vaksinohen, dhe që punëdhënësit privatë me 100 ose më shumë punëtorë të kërkojnë që personeli të vaksinohet deri më 8 Dhjetor, ose të testohen çdo javë. Ky urdhër pritet të prekë 100 milionë persona.

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thanë se rastet dhe shtrimet në spitale janë zvogëluar mesatarisht gjatë shtatë ditëve të fundit, por paralajmëruan se vdekjet janë ende në 1,400 në ditë, kryesisht në mesin e të pavaksinuarve.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës është vendi më i prekur në botë nga koronavirusi pasi më shumë se 700,000 amerikanë kanë humbur jetën nga koronavirusi.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *