Biden vendos për këshilltar të ri në Ballkan: Do të merret me korrupsionin dhe krimin e organizuar

11:40 25/12/2021

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur që të emërojnë një këshilltar të posaçëm që do të merret me anti-korrupsionin dhe luftën ndaj krimit të organizuar në rajonin tonë, duke përfshirë Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Selia e këshilltarit të përhershëm ligjor amerikan për rajonin do të jetë në Zagreb.

Qëllimi është të rritet kapaciteti për hetime, ndjekje penale dhe gjykim në rastet që përfshijnë korrupsionin dhe krimin e organizuar në të gjithë Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Kroacinë, në Kosovë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë. Roli i këshilltarit ligjor do të përqendrohet, por nuk kufizohet në, mashtrimet me prokurimet, korrupsionin, pastrimin e parave, krimin e organizuar, krimin financiar-teknologjik, dhunën me bazë gjinore dhe trafikimin e qenieve njerëzore, thuhet në faqen e internetit.

Mandati i tij do të zgjasë 14 muaj  që do të thotë se në atë periudhë duhet të presim zbulimin e rezultateve të hetimeve dhe zgjidhjen e rasteve që mund të intrigojnë opinionin. Mirëpo, nuk përjashtohet që të zgjatet mandati i tij. Shtetet e Bashkuara po planifikojnë një ofensivë dhe kanë një masterplan që ka fokus Bosnje Hercegovinën dhe Kosovën, dhe ndryshimin e qeverisjes në Republika Srpska, pensionimin politik të Milorad Dodik dhe ndryshimin e Kushtetutës së BiH. Në kontekstin e kësaj, një nga idetë janë sanksionet për Dodikun dhe ata besojnë se Republika Srpska dhe Dodik, si eksponentë e asaj politike, po bllokojnë përparimin e Bosnje Hercegovinës dhe se një situatë e tillë “duhet të zgjidhet”.

Nga Beogradi SHBA-të presin që të zhbllokojë anëtarësimin e Prishtinës në UNESCO dhe Interpol. Lufta kundër korrupsionit është pjesë e qasjes së re globale të Presidentit Biden, të cilën të emëruarit e tij Gabriel Escobar dhe Kristofer Hill e theksuan në “dëgjesat” e tyre përpara Kongresit Amerikan. “Korrupsioni i nivelit të lartë” shihet si një mënyrë për të minuar demokracinë, të cilës i drejtohen regjimet autoritare. Për shkak të ngjarjeve në Rusi, ata miratuan “Aktin Magnitsky”, i cili shërbeu si bazë për vendosjen e sanksioneve ndaj palëve të lidhura. Mandati i këshilltarit te ri do të jetë të shqyrtojë, aty ku ka indikacione se ekzistojnë, lidhjet mes krimit të organizuar, korrupsionit dhe botës së politikës.

Gabriel Escobar është emëruar i dërguari i Departamentit të Shtetit në Ballkanin Perëndimor dhe është edhe Christopher Hill që do të shërbejë si ambasador i SHBA-së në Beograd, por edhe Jeffrey Hovenier që do të jetë përfaqësuesi diplomatik amerikan në Prishtinë. Atyre do t’u bashkohet në Bosnje Hercegovinë Michael Murphy, ndërsa Xhejms O’Brien, i cili është emëruar si koordinator për politikën e sanksioneve të Departamentit të Shtetit të SHBA. Ata ishin shumë aktivë në rajon në vitet 1990.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *