Biden vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe, kreu i Shtëpisë së Bardhë takon Mbretin Charles

Presidenti amerikan Joe Biden është takuar me Mbretin Charles II në kështjellën Winsdor, teksa shefi i Shtëpisë së Bardhë ndodhet në një vizitë zyrtare në Britani.

Raportohet se Biden diskutoi me Mbretin për ndryshimet klimatike dhe disa çështje tjera për mirëqenien dhe bashkëpunimin mes vendeve.

Presidenti amerikan ishte takuar fillimisht me kryeministrin britanik Rishi Sunak në Downing.

Gjatë një konference për media, Biden tha se “marrëdhëniet SHBA-Britani janë të forta si guri” dhe se po punojnë në forcimin e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe sigurisë.

Pritet që pas vizitës në Britani, Biden do të udhëtojë për në Lituani, ku do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s, në të cilin do të mblidhen përfaqësuesit e vendeve anëtare.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts