Biden zbulon aksidentalisht shënimin që mori nga stafi

13:20 31/07/2021

Stafi i kërkoi atij të fshinte mjekrën pas njollës së verdhë që qëndroi për disa momente

Ky është momenti kur Presidenti amerikan Joe Biden përpiqet të heqë një njollë të verdhë e cila qëndroi për disa momente në mjekrën e tij gjatë një takimi me guvernatorët.

Biden vazhdoi të fliste pasi nuk kishte dijeni mbi njollën e verdhë. Stafi i tij  menjëherë sa dalloi njollën e  Presidentit në fytyrë i dhanë atij një letër të bardhë ku shkruhej.

“Zotëri, keni diçka në mjekrën tuaj”.

Deri këtu çdo gjë duket normale, por momenti i  cili u bë shpejt viral në mediat sociale ishte pasi Biden gabimisht e tregoi mesazhin e marrë për fotografët.

Biden përdori të njëjtën letër për të mbajtur shënime gjatë takimit virtual. Ai e kishte përmbysur mbi tavolinë dhe po shkruante mbi të.

Kur e ngriti lart, fotografët në dhomë ishin në gjendje të mësonin përmbajtjen dhe aq mjaftoi për fotografët aty të cilët realizuan disa shkrepje të letrës.

Biden qeshi dhe vetë me videon virale duke thënë se kjo ishte një shenjë e moshës së tij. Presidenti po takohej me guvernatorët e shtetit së bashku me nënpresidenten Kamala Harris, për të diskutuar mbi zjarret në perëndim./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *