Biden zhgënjehet nga shifrat e ulëta të punësimit

21:00 09/10/2021

Shifrat e deritanishme janë shumë larg synimeve të administratës Biden, teksa ekonomistët parashikonin një shtim prej 500 mijë vendesh të reja pune.

Presidenti fajësoi Kongresin, për faktin se ekonomia është ende larg pritshmërive.

Ekonomia amerikane është ende larg rimëkëmbjes, së paktën larg pritshmërive.

 “Shifrat e punësimit ende na kujtojnë punën e rëndësishme që kemi dhe investimet e rëndësishme që duhet të bëjmë”, tha Biden.

Gjatë muajit Shtator, në SHBA u shtuan vetëm 194 mijë vende të reja pune, larg parashikimit më minimal të ekonomistëve.

Presidenti Biden tha se këto shifra ishin pasojë e dominimit të variantit Delta gjatë Shtatorit.

Raporti bazohet në një vëzhgim që është bërë në javët e para të Shtatorit, kur rastet e Covid-it arritën në 150 mijë në ditë. Prej asaj periudhe, rastet e reja kanë rënë thuajse me një 1/3 – tën. Shifrat më të fundit, duket se i shtojnë edhe më shumë dhimbjen e kokës kreut të Shtëpisë së Bardhë, që paralelisht përballet me shqetësimet e inflacionit, mungesën e forcës punëtore dhe çmimet e naftës dhe gazit, aktualisht në pikun më të lartë që prej 2014-ës.

Gjithsesi Biden ishte optimist për rënien e normës së papunësisë. “Për herë të parë që nga Marsi 2020, norma e papunësisë në SHBA është nën 5%”. Por rënia nga 5.2 në 4.8% mund të jetë pasojë e largimit përfundimisht të forcës së punës, për shkak të atyre që dolën në pension. Ndërsa Sekretari i Punës shpjegoi shifrat e punësimit gjatë Shtatorit, ndërsa një përgjigje e dha për ata që ende shpresojnë për përfitimet e papunësisë nga pandemia.   

Edhe pse me kundërshti të forta brenda Kongresit, Presidenti thotë se raporti për vendet e reja të punës është pozitiv, teksa këmbëngul se ekonomia amerikane do të rimëkëmbet, pavarësisht pandemisë.

Amerika është ende ekonomia më e madhe në botë. Ne ende kemi punëtorë produktivë dhe mendjet më inovative në botë por nëse nuk lëvizim tani, rrezikojmë të humbasim avantazhin tonë si komb”, u shpreh Biden.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *