Bie dominimi spanjoll, UEFA publikon renditjen e përditësuar. Shikoni si klasifikohen skuadrat shqiptare



Bie në sy ngjitja e Mançester Sitit në vendin e tretë, duke zbritu një vend më poshtë Barcelonën. Në vendin e parë qëndrojnë kampionët e Bajernit të Mynihut, me 134 mijë pikë, ndërkohë pas tyre vjen Reali me 127 mijë pikë, ndërsa Siti në vendin e tretë me 122 mijë pikë, po aq sa Barcelona. Juventusi renditet i pesti me 120 mijë pikë.

uefa

Nga Shqipëria në vendin e parë është Kukësi që pozicionohet në vendin e 194-t. Verilindorët kanë 6000 pikë dhe janë përpara Partizanit. Në vendin e dytë Partizani me 4250 dhe më pas Laçi, Skënderbeu. Vetëm në vendin e 338 Tirana që ka 2750 pikë njëlloj si Teuta.

Në renditjen mbarëshqiptare, në vendin e parë qëndron Shkëndija e Tetovës, që renditet në vendin e 133 me 9000 pikë të grumbulluara. Kuqezinjtë që luajnë në elitën e Maqedonisë së Veriut, për vite me radhë, kanë luajtur në kualifikueset e për Kupat e Europës, ku i kanë shkuar shumë afër kualifikimit, por janë ndalur në fund, nga skuadra të mëdha si Milani apo Totenhemi.

121

Nga klubet kosovare, Drita vazhdon të mbetet klubi me më së shumti pikë në renditjen në Europë, teksa mbajnë vendin e 296 me 3500 pikë, pas kampionëve vjen Prishtina me 2250 pikë në vendin e 365, ndërsa Feronikeli renditet në vendin e 387 më 1500 pikë.

klubet

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *