Bie në kontakt aksidentalisht me rrymën elektrike, ndërron jetë 29-vjeçarja në Vlorë

bie ne kontakt aksidentalisht me rrymen elektrike nderron jete 29 vjecarja ne vlore
bie ne kontakt aksidentalisht me rrymen elektrike nderron jete 29 vjecarja ne vlore

Një 29-vjeçare ka ndërruar jetë këtë të hënë në Vlorë.

Sipas informacioneve nga Policia dyshohet se 29-vjeçarja ka rënë në kontakt me rrymën elektrike aksidentalisht dhe për pasojë ka humbur jetën.

Ngjarja është regjistruar në lagjen ’10 korriku’ në Vlorë në banesën e 29-vjeçares.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak/Sot, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në oborrin e banesës, shtetasja Xh. B., 29 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts