Bie nga kati i 22-të, pornostarja ndërron jetë në moshën 29-vjeçare! Ja çfarë iu gjet në dorë

Një yll i “PornHub” është rrëzuar nga kati i 22-të i një ndërtese në Shën Petersburg.

Bëhet fjalë për Kristina Lisina, 29 vjeç, e njohur me pseudonimin “Kris The Foxx” në “Pornhub” (site me video dhe foto për të rritur), e cila gjithashtu kishte një faqe të famshme “OnlyFans”, raporton “The Sun”.

Pasi kishte blerë së fundmi një apartament në Shën Petersburg, miqtë thanë se ajo dëshironte “një jetë të qetë dhe të krijonte një familje“.

Trupi i Lisinës u gjet afër një blloku të lartë banimi në rrethin Nevsky dhe një monedhë ishte në dorën e saj, ku ishin gdhendur fjalët: “Ti je gjithmonë në zemrën time“.

Pamjet treguan se ajo po hynte në ndërtesë duke ngrënë një pako me patetina pak para rënies fatale.

I dashuri i saj, Rustam M, njoftoi për humbjen në rrjetet sociale dhe kërkoi para për funeralin.

“E dashura ime, Kristina Lisina, e njohur gjithashtu si Kris The Foxx, ka ndërruar jetë,” postoi ai.

Komiteti Rus i Hetimeve dhe policia po hetojnë vdekjen e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *