
Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 5.522 raste të reja me COVID-19.
Nga ana tjetër, numri i viktimave është 59, 10 më pak se një ditë më parë. Në total, që prej fillimit të pandemisë janë regjistruar 129.766 viktima.
Sa i përket të shëruarave në 24 orë ato janë 7.122 ndërsa shkalla e pozitivitetit është 1.89%. Në të gjitha spitalet e territorit Italian, aktualisht, ndodhen të shtruar në njësitë e kujdesit intensive 558 pacientë, ndërsa në pavionet e zakonshme, janë 4.230 të shtruar, shkruajnë mediat italiane.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al