Bie popullariteti i Biden

15:11 13/10/2021

Vendimet e marra nga presidenti i SHBA-së Joe Biden kanë ngjallur pakënaqësi tek amerikanet. Nga disa anketime të bëra javën e kaluar në nivel kombëtar nga kompania FiveThirtyEight, 49.2% e te anketuarve nuk e miratojnë punën e zotit Biden, përkundër 44.5% që e miratojnë.

Analistët thonë se rënia në perceptimin e punës së Biden sidomos ne 3 muajt e fundit ka qenë veçanërisht e ndjeshme në radhët e votuesve të pavarur. Sipas tyre kjo përkon me periudhën e tërheqjes kaotike të ushtrisë amerikane nga Afganistani pas 20 vjet lufte.

Po ashtu analistet veçojnë mosmarrëveshjet politike në Uashington mes republikanëve dhe demokratëve për rritjen e tavanit të borxhit, zgjerimi i rrjetit të sigurisë sociale të vendit pas gati pesë dekadash dhe Covid-19. E pyetur për rënien e mbështetje në anketime të Presidentit Biden, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki u tha gazetarëve se “këto janë kohëra vërtetë të vështira për vendin. Po luftojmë COVID-in dhe shumë njerëz, ndër ta edhe ne, mendonim se tashmë do ta kishim kaluar. Kjo ndikon tek shumë aspekte”.

Tv Klan

TĂ« ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.