Bie zjarr pranë pallateve në ndërtim në Sarandë, merr flakë baraka. Shkak dyshohet…

bie zjarr prane pallateve ne ndertim ne sarande merr flake baraka shkak dyshohet

Një zjarr ka rënë mesditëm e sotme mes disa pallatesh në ndërtim në lagjen nr 1 në hyrje të qytetit të Sarandës. Me të marrë njoftimin, ka shkuar në vend shërbimi zjarrfikës. Sipas tyre, zjarri kishte rënë në disa shkurre afër 2 objekteve një katëshe në ndërtim. Nga zjarri rrezikoheshin banesat përreth.

U ndërhy me 3 makina dhe 6 zjarrfikës, duke mos lejuar përhapjen e zjarrit. Nga flakët u dogj një barakë e ndodhur aty dhe një pemë pishe.

Dyshohet se kemi të bëjmë me zjarr të qëllimshëm, por flakët mund t‘i ketë shkaktuar edhe nxehtësia e madhe.

Zjarr2
Zjarr2

Policia është në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts