Bien në Oqeanin Indian mbetjet e raketës hapësinore kineze

08:47 09/05/2021

Ka marrë fund shqetësimet që kishin krijuar mbetjet e një rakete hapësinore kineze që rrotullohej në orbitën e Tokës prej disa ditësh. Mediat kineze kanë raportuar se kjo anije është shpërbërë gjatë Oqeanin Indian. Pjesa kryesore e raketës u shkatërrua gjatë rihyrjes në atmosferë, por disa pjesë të saj ranë në perëndim të Maldiveve sipas asaj që raporton BBC.

Raketa, e quajtur Long March-5b ishte nën monitorim përgjatë gjithë kësaj kohe. Mbetjet hapësinore hynë në atmosferë rretho orës 02:24 të mëngjesit. Komanda Hapësinore amerikane konfirmoi në një deklaratë se raketa rihyri në atmosferë mbi Gjirin Arabik. “Nuk dihet nëse mbetjet kanë prekur tokën apo ujin”, thuhej në një deklaratë të agjencisë.

Përpara se raketa të hynte sërish në atmosferën e tokës pati frikë të madhe se mbetjet mund të binin në zona të banuara duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në njerëz. Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, u shpreh se Kina është treguar neglizhente që e ka lënë raketën në rënie të lirë në orbitë. 

Megjithatë, ekspertët hapësinorë kishin parashikuar që shanset që dikush të goditej nga një mbetje hapësinore ishte shumë e vogël. Kjo jo vetëm për shkak se pjesa më e madhe e sipërfaqes së tokës është e mbuluar nga oqeani, por edhe sepse një pjesë e madhe mbetet ende e pabanuar.

Lidhur me këtë ngjarje, të premten 9 rajone në Itali kaluan në gatishmëri dhe këshilluan qytetarët që të qëndronin të mbyllur në shtëpi, dhe nëse ishte e mundur në katet përdhese.

Italia ishte në hartën e shteteve që përfshihej në një nga trajektoret ku kalonte ose rrëzoheshin mbetjet e raketës. Në lidhje me këtë ngjarje edhe Greqia mori masa. Forcat greke të sigurisë kaluan në gatishmëri të pjesshme, për shkak se Greqia ishte në zonën e rrezikut. Në trajektoren ku kaloi raketa kineze ishte dhe Shqipëria. Ky është momenti kur raketa është fiksuar duke kaluar mbi vendin tonë.

Kjo nuk është hera e parë që një raketë kineze rrëzohet në Tokë dhe shkakton probleme. Në vitin 2020, një raketë e Kinës u rrëzua në Bregun e Fildishtë duke shkaktuar dëme të shumta materiale./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *