Bien në prangat e policisë britanike tre kontrabandistë

19:20 09/06/2021

Ata po transportonin 69 emigrantë shqiptarë nga Belgjika në Mbretërinë e Bashkuar me një anije

Tre persona janë arrestuar në juglindje të Londrës si pjesë e një hetimi të Agjencisë Kombëtare të Krimit në përpjekje për të dërguar 69 emigrantë shqiptarë nga Belgjika në Mbretërinë e Bashkuar me një anije peshkimi.

Të arrestuarit janë një shtetas lituanez, një izraelit dhe një shtetas letonez të cilët u vunë në pranga nga nga oficerët e NCA në një seri bastisjesh. Ata tani po merren në pyetje nën dyshimin e përpjekjes për të lehtësuar emigracionin e paligjshëm.

Anija e peshkimit ishte nën vëzhgimin e autoriteteve britanike që në 17 Nëntor të vitit të kaluar, si pjesë e një operacioni të përbashkët me Forcat Kufitare.

Anija kishte nisur nga zona e Ostendit të Belgjikës dhe mbante 69 pasagjerë shqiptarë, të cilët u transportuan në qytetin anglez Harwich për t’u trajtuar nga autoritetet e imigracionit.

Shefi rajonal i hetimit i NCA Jacque Beer është shprehur se të arrestuarit sot dyshohet se kanë luajtur një rol kryesor për të shkelur kontrollet kufitare të Britanisë dhe hetimi vazhdon. Aktiviteti tregon edhe një herë vendosmërinë për të çmontuar rrjetet e kontrabandës së njerëzve kudo që ata operojnë. 

Klan News


Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *