Bien për 6 orë WhatsApp, Instagram dhe Facebook

18:04 04/10/2021

Tre aplikacionet në pronësi të Facebook që janë të ndërtuara në të njëjtin rrjet dolën jashtë përdorimit rreth orës 17:30 në të gjithë botën të hënën.

Vizitorëve të faqes së Facebook u shfaqej një mesazh “error” ose nuk arrinin të aksesonin faqen duke i shfaqur mesazhin se nuk janë të lidhur me internetin.

WhatsApp dhe Instagram hapeshin si aplikacione, por shfaqnin vetëm postimet e vjetra, pa shkëmbyer asnjë mesazh ose postime të reja në faqen kryesore.

Aplikacionet qëndruan jashtë shërbimi për rreth 6 orë. Mbetet e paqartë çfarë e shkaktoi këtë black out, të rrjeteve më të mëdha sociale në botë. Hera e fundit që Facebook pati një rënie të këtyre përmasave ishte në vitin 2019. /tvklan.al

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *