“Big Brother” brenda familjes në Kamzë, psikologja Toçe: Njerëzit nuk kanë frikë nga ligji. T’u hiqet prindërimi atyre që dhunojnë fëmijët

big brother brenda familjes ne kamze psikologja toce njerezit nuk kane frike nga ligji tu hiqet prinderimi atyre qe dhunojne femijet
big brother brenda familjes ne kamze psikologja toce njerezit nuk kane frike nga ligji tu hiqet prinderimi atyre qe dhunojne femijet

Duke komentuar rastin e një familjeje në Kamzë ku një grua akuzoi bashkëshortin e saj se ushtronte dhunë dhe se i kishte vënë kamera në shtëpi, psikologjia Denada Toçe në një lidhje për emisionin “Open” në News 24, tha se njerëzit nuk kanë frikë nga ligji.

“Frika ruan vreshtin thotë populli. Këtu njerëzit nuk kanë frikë nga ligji. Ne kemi pandëshkueshmëri të theksuar. Një pjesë e mirë e këtyre autorëve pas pak kohe dalin nga burgu dhe madje bëhen edhe vrasës të grave.

Ne nuk kemi një sistem që t’i kontrollojë le më pastaj për një sistem social që t’i rehabilitojë të miturit dhe vetë familjet. Ne nuk kemi një sistem të mbrojtjes të këtyre të drejtave.

Të prekësh fëmijën e vogël të heqin prindërimin direkt. Një fëmijë më mirë t’i hiqet e drejta prindërore nëse përballet me dhunë ekstreme. Ti duhet të kesh frikë që të mos i shikosh më kurrë ata fëmijë”, tha ajo.

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts