Bilanc tragjik/ Katër gra shtatzëna humbën jetën nga COVID-19 në Kosove brenda një javë

Bilance tragjike vijnë nga Kosova këto ditë, ku 4 gra shtatzëna kanë humbur jetën nga Covid-19 brenda një jave. Fikrete Sadikaj nga Lëbusha e Deçanit nuk u mbijetoi pasojave që ia solli Covid-19, ashtu sikurse nuk jetoi më shumë se tri ditë edhe e vogla, Klea ngase u lind para kohe.

38-vjeçarja që ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë nuk ishte vaksinuar, kurse bashkëshorti i viktimës thotë se nuk kanë pasur mjaftueshëm informacione rreth kësaj mundësie për këtë kategori.
Ndërkohë, të premten koronavirusi i mori jetën edhe një 28-vjeçareje nga Vushtrria, e cila ishte po ashtu shtatzënë.

Gjatë këtij viti, pesë gra shtatzëna të pa vaksinuara kanë humbur jetën, tri nga të cilat kanë kryer edhe lindjen. Sipas shefit të klinikës së Mjekimit Intensiv Covid, Mentor Alimusaj, aktualisht në këtë klinikë po trajtohet edhe një grua tjetër shtatzënë në gjendje të rëndë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *