Bilanc tragjik në Gaza: Më shumë se 30 mijë viktima për 5 muaj

bilanc tragjik ne gaza me shume se 30 mije viktima per 5 muaj

11:53 29/02/2024

Bilanci tragjik në Gaza është rënduar duke arritur në më shumë se 30 mijë palestinezë të vrarë që nga 7 Tetori. Shifrat i ka bërë publike Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi, e cila tha se vetëm në 24 orët e fundit ishin vrarë 81 njerëz, duke e çuar kështu në 30 mijë e 35 të vrarë.

Ministria ka bërë të ditur se shumica e të vrarëve janë gra dhe fëmijë, ndërsa në këto shifra nuk bëhet një dallim mes civilëve dhe ushtarëve kur identifikohen të vrarët. BBC News shkruan se ky numër barazohet me rreth 1.3% të popullsisë, treguesi i fundit i tmerrshëm i kësaj lufte.

Numri aktual i viktimave ka mundësi që të jetë shumë më i lartë pasi në këtë bilac tragjik nuk përfshihen ata që nuk kanë mundur të mbijetojnë në spitale si pasojë e plagëve të marra nga bombardimet. Gjithashtu raportohet të ketë mijëra njerëz ende të humbur nën rrënojat e ndërtesave të goditura nga sulmet ajrore izraelite.

Ndërkohë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, më shumë se 70 mijë persona paraqiten të lënduar si pasojë e bombardimeve izraelite. Këto të dhëna të ministrisë së drejtuar nga Hamasi janë cituar dhe nga OKB-ja dhe institutucione të tjera ndërkombëtare./tvklan.al


Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts