Bilanci i stuhisë “Eunice” në Ebrope

bilanci i stuhise eunice ne ebrope
bilanci i stuhise eunice ne ebrope

13:28 20/02/2022

Dhjetra të vdekur, mungon energjia elektrike

Stuhia Eunice ka përfshirë kontinentin evropian duke nisur me Britaninë e Madhe vijuar më pas me Francën Veriore dhe vendet e Beneluksit, përpara se të vazhdonte rrugën e saj drejt Danimarkës dhe Gjermanisë. Ndër pasaojat llogariten disa njerëz të vdekur dhe ndërprerje masive të energjisë elektrike.

Numërohen për 16 të vdekur nga stuhia katër në Holandë, katër në Poloni, tre në Angli, dy në Gjermani, dy në Belgjikë dhe një në Irlandë. Shumë prej tyre kanë gjetur vdekjen nga rënia e pemëve mbi automjete.

Stuhia goditi një pjesë të madhe të Gjermanisë Veriore, ku u shpall gjendja e alarmit të kuq përpara se të hiqej më vonë. Më shumë se 1,000 kilometra te linjave hekurudhore gjermane u dëmtuan, kryesisht të shkaktuara nga pemët e rrëzuara. Ka paralajmërime për vijimin e stuhive të forta të erës mbi 100 kmh. Shërbimet meteorologjike gjermane paralajmërojnë publikun për dëmtime masive dhe këshilluan njerëzit duhet të shmangin qëndrimin jashtë.

Qindra fluturime, udhëtime me trena dhe tragete u anuluan në të gjithë Evropën veriperëndimore për shkak të stuhisë. Sipas policisë belge në qytetin e Gentit, një 37-vjeçar u plagos rëndë pasi u godit në kokë nga një panel diellor një ditë më parë. Rreth 1.2 milionë shtëpi në Poloni jane pa energji të sipas autoriteteve lokale, dhe disa linja hekurudhore u pezulluan.

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts