
Numri i vdekjeve nga helmimi me drogë në Angli dhe Uells ka arritur në nivel rekord. Të dhënat tregojnë rritje të numrit të njerëzve që po vdesin nga përdorimi i kokainës dhe opiateve.
Organizatat që merren me hulumtimin e përdorimit të drogave dhe me personat e varur nga substancat narkotike paralajmëruan se shifrat e rasteve fatale janë emergjencë e shëndetit publik, ndërsa pandemia ka ndikuar negativisht tek ata që kanë probleme me varësi.
Në vitin 2020, nga përdorimi i drogave në Angli vdiqën 4.561 persona ose 79.5 për një milion banorë. Kjo shifër është për 3.8 për qind më e lartë se në vitin 2019 dhe numri më i madh që nga fillimi i mbajtjes së kësaj statistike, më 1993.
Më shumë se dy të tretat e të vdekurve nga droga për vitin 2020 ishin burra, ngjashëm si në vitet e kaluara. Shkalla më e lartë e vdekjeve është regjistruar te grupmosha 45 deri 49-vjeçare, shkruan The Guardian.
PĂ«rafĂ«rsisht gjysma e vdekjeve nga droga vitin e kaluar ishin tĂ« lidhura me pĂ«rdorimin e njĂ« opiati â ilaç kundĂ«r dhimbjes si kodeina dhe fentanili, ndĂ«rsa 777 raste fatale ishin tĂ« lidhura me pĂ«rdorimin e kokainĂ«s, qĂ« Ă«shtĂ« 9.7 pĂ«r qind mĂ« shumĂ« se nĂ« vitin 2019 dhe mbi pesĂ« herĂ« mĂ« shumĂ« se para njĂ« dekade.
Rritje shqetësuese u shënua për një dekadë te rastet e vdekjeve të grave nga përdorimi i kokainës. Kjo shifër u rrit për më shumë se 800 për qind, nga 16 raste më 2010 në 158 vdekje më 2020.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al