Bilanci parapak/ Irani sulmoi Izraelin me 150 raketa, 99% u kapën. Ka të plagosur

bilanci parapak irani sulmoi izraelin me 150 raketa 99 u kapen ka te plagosur
bilanci parapak irani sulmoi izraelin me 150 raketa 99 u kapen ka te plagosur

Irani lëshoi ​​dy valë raketash kundër Izraelit në sulmin e nisur mbrëmjen e 13 prillit. Vala e parë kishte 80 raketa dhe e dyta 70, gjithsej 150 raketa u lëshuan drejt tokës hebrenje. Kjo u raportua nga një burim i administratës amerikane për ABC News.

Ndërkohë, nga sulmi ajror me dronë dhe raketa disa qytetarë izraelitë u plagosën gjatë arratisjes në strehimore, raportoi shërbimi izraelit i urgjencës, sipas ABC. Për momentin nuk ka asnjë lajm për ndonjë të vdekur.

Një burim izraelit tha se sistemi i mbrojtjes ajrore ka kapur 99% të dronëve dhe raketave të lëshuara nga Irani. Media Ynet citon zyrtarë izraelitë për lajmin.

Mjaft dronë dhe raketa iraniane u interceptuan në Jordani e Siri edhe nga ushtria amerikane e ajo britanike, duke zbehur ndjeshëm valën e sulmit ajror mbi Izrael.

Tel Avivi ka paralajmëruar me kundërpërgjigje ushtarake ndaj Iranit. Kabineti i luftës i mbledhur me urgjencë miratoi vendimin për “përgjigje ushtarake” ndaj Teheranit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts