Bill Clinton u drejtohet me videomesazh qytetarëve pas daljes nga spitali

09:36 21/10/2021

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton ka bërë një deklaratë të shkurtër në rrjetet sociale pasi ka dalë nga spitali.

Clinton thotë se është në gjendje të mirë, por ende në fazë rikuperimi.

“Jam mirë, po shijoj motin e bukur të Vjeshtës. Jam duke u rikuperuar, por dua t’u them të gjithëve që të kujdeseni për veten”, thotë ai në një videomesazh të publikuar në Twitter.

Bill Clinton doli nga spitali i Kalifornisë të dielën, pas një qëndrimi 1-javor aty.

Ish-Presidenti amerikan u trajtua për infeksion në rrugët urinare. 75-vjeçari po trajtohet ende me antibiotikë, por gjendja e tij shëndetësore është e mirë. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *