Bill Gates bën parashikimin: Deri në fund të vitit 2022, duhet të kthehemi plotësisht në normalitet

Bashkëthemeluesi i kompanisë Microsoft, Bill Gates, ka vlerësuar se bota do të jetë në gjendje të kthehet në normalitet, deri në fund të vitit 2022.

Këtë proces do ta ndihmojë vaksinimi kundër COVID-19, ka thënë ai. Duke folur për gazetën polake “Gazeta Wyborcza” dhe transmetuesin televiziv “TVN24”, Gates tha se pandemia e koronavirusit është “një tragjedi e pabesueshme”.

Sipas tij shpresa e vetme ishte qasja në vaksina, të cilat janë zhvilluar me një shpejtësi të jashtëzakonshme. “Deri në fund të vitit 2022 ne duhet të kthehemi plotësisht në normalitet”, tha Gates.

Gates, një miliarder i cili dha dorëheqjen si shef ekzekutiv i Microsoft Corp. më 2014, tha se ai në vitin 2015 e paralajmëroi botën ndaj mundësisë së një pandemie.
“Njerëz si unë paralajmëruan dhe thanë: ekziston një rrezik, dhe që ai të shmanget dhe të bëhen përgatitje duhet paguar një çmim të vogël. Por fatkeqësisht, këto investime nuk u bënë me kohë”, tha Gates.

Përmes Fondacionit të tij filantropik Bill dhe Melinda Gates, kanë ndarë të paktën 1.75 miliardë dollarë për luftën plobale ndaj pandemisë së COVID-19, duke përfshirë mbështetjen për disa prodhues të vaksinave, diagnostikimit dhe trajtimeve të mundshme.

Iniciativa COVAX, e mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Aleanca Globale për Vaksinat dhe Imunizimin, synon të sigurojë dy miliardë doza vaksinash për vendet me të ardhura më të ulëta deri në fund të vitit 2021.

I pyetur në lidhje me fushatën e lajmeve të rreme, që e ka akuzuar atë se qëndron pas pandemisë në mënyrë që të “kontrollojë” botën, Gates tha se posaçërisht gjatë kohërave të vështira, njerëzit e kanë më të lehtë të mendojnë se ka “një arsye të thjeshtë, djallëzore”, prapa sfidës me të cilën përballen.

Ai tha se teori të tilla u përhapën më shpejt me ndihmën e mediave sociale. Gates paralajmëroi për rrezikun që paraqesin gënjeshtra të tilla. “Është me të vërtetë tragjike që dikush nga frika e një komploti, nuk mban maskë ose nuk dëshiron të vaksinohet”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *