Binjakët gjenden të vdekur brenda makinës

20:49 02/09/2021

Dy djem binjakë janë gjetur të vdekur brenda një makine pranë një çerdheje. Ngjarja tragjike ka ndodhur në kontenë e Richland në Karolinën e Jugut, SHBA.

Oficerët kanë vrapuar menjëherë për në vendngjarje pasi kanë marrë raportime se dy foshnje ishin pa ndjenja brenda mjetit. Të vegjlit u shpallën të vdekur nga infermierët e urgjencës. Pas njoftimit të tragjedisë, jashtë shiritit rrethues të policisë, janë dëgjuar të qara dhe ulërima.

Nuk dihet nëse çerdhja është e përfshirë në të dhe as mosha ekzakte e fëmijëve. Policia po heton ende për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *