BioNTech/Pfizer: Vaksina kundër COVID-19 mbron grup-moshën prej 5-11 vjeç

Kompania farmaceutike amerikane Pfizer dhe kompania gjermane e bioteknologjisë BioNTech njoftuan se vaksinat kundër COVID-19 krijojnë imunitet të fortë tek fëmijët e moshës 5-11 vjeç dhe se do të aplikojnë tek autoritetet sa më shpejt të jetë e mundur për leje për përdorim.

Në deklaratën e Pfizer/BioNTech thuhet se në fazën 2 dhe 3 të studimeve të vaksinës, tek fëmijët e moshës 5-11 vjeç është parë përgjigje imune (niveli i antitrupave) e cila përputhet me atë që kishin vërejtur më parë në grup-moshën 16-25 vjeç.

Presidenti i Pfizer, Albert Bourla tha se në SHBA që nga korriku rastet me COVID-19 tek fëmijët janë rritur me rreth 240 për qind. “Shëndeti publik nxjerr në pah nevojën për vaksinim. Rezultatet e provave klinike ofrojnë një bazë të fortë për miratimin e vaksinës sonë për fëmijët e moshës 5-11 vjeç dhe ne planifikojmë t’i paraqesim këto rezultate menjëherë tek FDA dhe autoritetet e tjera”.

Drejtori ekzekutiv dhe bashkëthemeluesi i BioNTech prof. dr. Uğur Şahin deklaroi se janë të lumtur të paraqesin të dhëna për fëmijët e moshës shkollore tek autoritetet para fillimit të sezonit të dimrit.

Bashkëthemeluesi i BioNTech dr. Özlem Türeci më 10 shtator tha se po përgatisin prodhimin e vaksinës kundër COVID-19 për fëmijët nën moshën 12 vjeç dhe njoftoi se vaksina do të jetë e njëjtë, por në doza më të vogla.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *