“Bir ku***”/ Joe Biden nuk përmbahet, shan gazetarin gjatë konferencës për shtyp

Presidenti joe Biden e ka quajtur një gazetar të kanalit ‘Fox’ “bir kurve”. Kjo ndodhi gjatë një konferencë në Shtëpinë e Bardhë të hënën pasdite. Kjo shprehje e përdorur nga presidenti, po bën tani xhiron e rrjetit.

Sharja e Presidentit erdhi ndërsa gazetarët po bënin pyetje ndërsa dilnin nga dhoma Lindore pas një takimi të Këshillit të Konkurrencës në Shtëpinë e Bardhë mbi përpjekjet për të ulur çmimet.
Korrespondenti i Shtëpisë së Bardhë të Fox, Peter Doocy e pyeti Bidenin: A mendoni se inflacioni është një detyrim politik në terma afatmesëm?”

“Është një aset i madh — më shumë inflacion,” tha Biden. “Çfarë budallaqesh”.
Doocy tha në Fox të hënën se vonë në mbrëmje Biden e mori në telefon menjëherë për të kërkuar falje për komentin e tij.

“Brenda rreth një ore nga ai incident ai mori në telefon dhe më tha: “Nuk është asgjë personale, mik,” tha Doocy.

“Patëm një telefonatë të mirë,” shtoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.