BIRN: Alfred Balla sfidon vendimin e Kolegjit për përfundimin e mandatit të tij

birn alfred balla sfidon vendimin e kolegjit per perfundimin e mandatit te tij































Me dhjetra gjyqtarë dhe prokurorë janë larguar ndër vite nga detyra me vendim të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, por kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla duket se ka vendosur në mënyrë të paprecedentë që ta sfidojë vendimarrjen e shkallës së dytë të vetingut.

ALFRED BALLA

Pasi nënkryetari i KLP-së, Tartar Bazaj thirri një mbledhje plenare për të hënën me objekt “deklarimin e mbarimit të mandatit” për Ballën, ky i fundit njoftoi të premten se kishte thirrur një mbledhje të dytë të KLP-së, në të njëjtën ditë dhe orë.

Përmes llogarisë zyrtare të KLP-së në Whatsapp, Balla e thirri mbledhjen me qëllim interpretimin e vendimarrjes së KPA-së për procesin e tij të vetingut.

“..Diskutimi i ndikimit ose jo të vendimit Nr.23, datë 21.05.2024 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit mbi statusin e anëtarit të KLP-së, të zgjedhur nga Parlamenti si pjesë e Shoqërisë Civile Shqiptare, zotit Alfred Balla,” thuhet në njoftim.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi më 21 maj të largojë nga sistemi i drejtësisë Ballën për një periudhë 15-vjeçare, duke rrëzuar një vendim të shkallës së parë që e mbylli procesin e tij pa një vendim. Pozicioni aktual i Ballës si kryetar i KLP-së bie ndesh me vendimin e KPA.

Megjithatë, në njoftimin e shpërndarë të premten, Balla pretendon se KPA nuk ka “analizuar dhe vërtetuar fakte që të bënin të diskutueshme zgjedhjen time si anëtar jo-magjistrat i KLP, për të pasur vend për t’u zbatuar neni 149/b i Kushtetutës”.

“Gjithsesi, javës që vjen është planifikuar mbledhje e Komisionit dhe e Këshillit dhe ky problem do të analizohet e vlerësohet nga vetë Këshilli i Lartë i Prokurorisë,” shton më tej Balla, duke theksuar se atij i ka mbaruar mandate, por është në pritje të emërimit të personit që do ta zëvendësojë.

I pyetur nga BIRN për axhendën paralele të propozuar nga Balla, zv.kryetari i KLP-së, Tartar Bazaj i tha BIRN se vendimi i KPA-së nuk lë vend për interpretim.

Kam qenë i detyruar të zbatoj detyrimet kushtetuese dhe të thërras mbledhje urgjente, sepse vendimi KPA-së është vendim i Gjykatës Kushtetuese dhe nuk ka vend për interpretim, por vetëm duhet të zbatohet në mënyrë të menjëhershme,” tha Bazaj.

Sipas parashikimeve kushtetuese, tagrin për mbarimin e mandatit të një anëtari të KLP e ka vetë Këshilli. Baze tha se me thirrjen e mbledhjes për të hënën e kishte “ezauruar misionin e tij”. Alfred Balla iu nënshtrua procesit të rivlerësimit kalimtar për shkak të punës së tij si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë deri në 31 korrik 2017, gjë që përcaktohej nga legjislacioni i vetingut të magjistratëve. Në KPK, trupa vlerësoi në shumicë se Balla e kishte humbur statusin e magjistratit pasi ishte shkarkuar nga kreu i Gjykatës së Lartë në korrik 2017 dhe e mbyllën procesin e tij pa një vendim përfundimtar.

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa e ankimoi vendimin e KPK në Kolegj, duke kërkuar vendosjen e sanksionit 15 vjeçar, çka u konsiderua i drejtë nga Kolegji./BIRN

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts