BIRN: Komisioni i Ligjeve miraton me rezerva ligjin për lojërat e fatit

birn komisioni i ligjeve miraton me rezerva ligjin per lojerat e fatit
birn komisioni i ligjeve miraton me rezerva ligjin per lojerat e fatit

Qeveria parashikon që të kthejë lojërat e fatit 5 vite pasi miratoi me bujë një ligj për ndalimin e tyre. Zëvendësministrja e Ekonomisë dhe Financave, Vasilika Vjero, pranoi se ndalimi me ligj kishte bërë që të funksiononte në mënyrë informale.

“Qëllimi është për ta formalizuar, për ta taksuar”- u tha ajo deputetëve.

Ndryshimet në projektligjin për lojërat e fatit parashikojnë rikthimin e basteve sportive vetëm online, dhënien e së drejtës për ta ushtruar këtë aktivitet vetëm për 10 operatorë dhe përzgjedhja e tyre nëpërmjet një komisioni të veçantë.

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi tha se qeveria po pranon hapur dështimin e mbylljes së basteve në vitin 2018, ndërsa parashtroi një sërë kritikash për projektin si; mungesa e një analize të tregut aktual të lojërave të fatit, të efektit social, sigurisë së të dhënave, etj..

“Një analizë përmbledhëse e faktorëve që sollën këtë dështim dhe një analizë financiare e efekteve të këtij dështimi mungojnë në relacion”- theksoi ajo, duke shtuar se kjo analizë do të ndihmonte në parandalimin e një dështimi të skemës së re.

Çupi po ashtu vuri në dukje se qeveria nuk ka sjellë një raport për subjektet që ushtrojnë këtë veprimtari aktualisht, si kazino, llotari kombëtare.

“Ecuria e deritanishme e aktivitetit, volumi i qarkullimit në këtë treg nga këto subjekte, rritja e të ardhurave në këto 5 vite që nga mbyllja e lojërave të tjera të fatit mbeten ende të paqarta dhe të paarsyetuara”-tha ajo.

Të njëjtën kërkesë kishte për ministrinë edhe deputeti socialist Fatmir Xhafa.

“Si kemi mbyllur plotësisht lojrat e fatit sepse janë në kazino”-tha ai, duke pyetur ministrisë se, -“Cilat jane vlerat monetare dhe sa kanë perfituar shteti deri në 2022 dhe a ka patur masa ndaj tyre?”

Deputeti socialist po ashtu ngriti pikpyetje mbi nevojën e rikthimit të basteve pas 5 vitesh dhe për mungesën e një analize nga ana e qeverisë se cili ka qenë ndikimi financiar dhe social nga mbyllja e tyre.

”Relacioni nuk e sqaron, po është një nga faktorët kyç ishte konstatimi i problemeve sociale. Çfarë ka ndryshuar në keto vite që po hapen bastet? – pyeti ai përfaqësuesen e ministrisë.

Ai ngriti dhe pikpyetje mbi garancinë që jep projekti për mbylljen e aktivitetit ilegal. “Sa mundësi kemi që s’do kemi dy lloj aktivitetesh, legale dhe ilegale?”- tha ai.

Po ashtu, Xhafa kërkoi që të ketë kritere më të forta për liçensimin dhe tarifa më të larta.

Trukimi i ndeshjeve sportive nëpërmjet sponsorizimit nga ana e kompanive të basteve ishte një tjetër shqëtësim i deputetëve socialistë.

“Çfarë masash shtese do marrim per të minimalizuar trukimet?”- pyeti Xhafa, ndërsa deputeti Eduart Ndreca e cilësoi këtë si “varje e mëlçive në qafën e ujkut”.

“Mos jeni nxituar dhe nuk e kuptoni çfarë dëmi po bëni?”- tha Ndreca.

Përfaqësuesja e ministrisë tha se ishin parashikuar taksa të disallojshme dhe kritere të forta për kompanitë që do liçensohen, ashtu dhe për aksionerët e tyre.

Ajo i mëshoi fort krijimit të fondit të veçantë që do të krijohej me të ardhurat nga ky sektor që do të përdorej për të financuar projekte sportive, arsimore dhe sociale.

Duke iu përgjigjur Xhafës, Vjero tha se janë 7 kazino në të gjithë Shqipërinë dhe lidhur me kontributin e tyre në buxhet, ajo shtoi se, -“janë 3.1 miliardë lekë për vitin 2022”.

Pavarësisht kritikave, deputetët socialistë e miratuan në parim pasi u ra dakord që do t’i përxjellin komisionit përgjegjës, për Ekonominë dhe Financat, sugjerime dhe amandamente. /BIRN

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts