Birra më e shtrenjtë e Euro 2020

07:40 02/07/2021

Federata daneze është gjobitur për zakonin e tifozëve të saj, të cilët e hedhin birren në ajër kur shënohet gol

Danezët janë të çmendur për birrën, por federatës së futbollit kjo gjë po i kushton shtrenjtë.

Shqetësimi i institucionit numër 1 të futbollit danez është për zakonin që kanë tifozët, të cilët e hedhin birrën në ajër kur festojnë shënimin e golit nga ekipi i tyre i zemrë.

UEFA ka gjobitur federatën disa herë me gjoba me vlerë 13500 Euro për hedhjen e birrës.

Përveç kësaj shqetësim i institucionit është mospëlqimi që disa prej fansave kanë kur lagen me birrë.

Federata është paralajmëruar se nëse fansat nuk ndryshojnë, atëherë mund të merren edhe masa më të ashpra si ulja e pikëve në klasifikim për evropianin e radhës.

Synim është që tani të shmangin të tilla situata në takimin e radhës.

Danezët janë kualifikuar në çerekfinale dhe do të përballën me 3 korrik kundër Republikës Çeke. Sfida do të luhet në stadiumin e Bakus në orën 18:00.

Klan News


Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *