Bisedat në WhatsApp bëhen edhe më sekrete

bisedat ne whatsapp behen edhe me sekrete

15:33 25/10/2023

WhatsApp po punon mbi një tjetër opsion privatësie që do të mundësojë fshehjen e bisedave.

Sipas WABetaInfo, bisedat që përzgjidhni që të tjerët mos t’i shohin nëse kanë në dorë celularin tuaj do të mund të ‘kyçen’ dhe mund të gjenden vetëm nëpërmjet vendosjes së fjalëkalimit në hapësirën e kërkimit.

bisedat ne whatsapp behen edhe me sekrete 1

Pavarësisht se Meta shtoi opsionin e bisedave me fjalëkalim, duket se sërish një hapësirë e tillë ngjallte dyshime apo kuriozitet ndaj po shton edhe fshehjen e tyre.

bisedat ne whatsapp behen edhe me sekrete 2

Megjithatë, ende nuk dihet se çfarë ndodh nëse përdoruesi harron fjalëkalimin.

bisedat ne whatsapp behen edhe me sekrete 3

Veç kësaj, platforma po teston edhe mesazhet zanore që mund të dëgjohen vetëm njëherë (View Once).  Marrësi nuk mund ta dërgojë këtë mesazh te një person tjetër, ta ruajë, eksportojë apo regjistrojë./tvklan.al




bisedat ne whatsapp behen edhe me sekrete

Të ngjashme“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bot sot “”www.botasot.al/a> “”

Similar Posts