Bisedimet në Bruksel, reagon zëdhënësi i BE-së: Vazhdojnë negociatat për të gjetur zgjidhje për krizën në veri të Kosovës

Në Bruksel është finalizuar një draft dokument për zgjidhjen e çështjes së targave mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë këtë mbrëmje zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

Marrëveshja është arritur me ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, mirëpo të dyja delegacionet, ai i Kosovës dhe i Serbisë, nuk kanë zhvilluar takim të përbashkët.

“Kemi arritur te një draft përfundimtar i cili dakorduar pothuajse në tërësi ka mbetur që vetëm që pala serbe të jap dakordimin final, nëse po, mund të fillojë zbatimi i marrëveshjes shumë shpejt”, tha shefi i delegacionit të Kosovës, Besnik Bislimi.

Por, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se takimi i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë nuk ka përfunduar ende.

Në një postim në ‘Twitter’, Stano ka thënë se negociatat vazhdojnë për të gjetur një zgjidhje për krizën aktuale në veri të Kosovës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *