“Bisedimet për lirimin e pengjeve, konstruktive”, Netanyahu: Diskutimet kanë ngecur për shkak të…

bisedimet per lirimin e pengjeve konstruktive netanyahu diskutimet kane ngecur per shkak te

Bisedimet e iniciuara nga Katari, Shtetet e Bashkuara dhe Egjipti, për të ndërmjetësuar një marrëveshje pengjesh mes Izraelit dhe Hamasit, janë “konstruktive”, por mbeten ende mospajtime domethënëse, njoftoi zyra e kryeministrit izraelit të dielën.

“Ka boshllëqe të rëndësishme për të cilat palët do të vazhdojnë të diskutojnë këtë javë në takime të tjera”, tha në një deklaratë zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Drejtori i Agjencisë Qendrore të Zbulimit të Shteteve të Bashkuara William Burns dhe kreu i agjencisë izraelite të zbulimit, David Barnea, u takuan me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Katarit Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, së bashku me kreun e zbulimit egjiptian, Abbas Kamel, thuhet në deklaratë.

Në deklaratë thuhet se bisedimet u zhvilluan në Evropë, pa dhënë një vend të caktuar.

Administrata e Presidentit Joe Biden është përpjekur të ndërmjetësojë lirimin e më shumë se 100 pengjeve që vazhdojnë të jenë në Gazë, që pas sulmit terrorist të 7 tetorit në Izrael nga grupi i militantëve islamik Hamas, i cili sundon Gazën. Rreth 1200 persona u vranë dhe mbi 250 të tjerë u morën peng, sipas zyrtarëve izraelitë./ VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts