Bisedimet Ukrainë-Rusi do të zhvillohen të hënën

bisedimet ukraine rusi do te zhvillohen te henen
bisedimet ukraine rusi do te zhvillohen te henen

17:50 27/02/2022

Zëvendësministri i Brendshëm i Ukrainës, Evgeny Yenin thotë se bisedimet midis delegacioneve ruse dhe ukrainase do të zhvillohen të hënën në mëngjes me orën lokale.

Zyra e Presidentit Volodymyr Zelensky tha se presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko e kishte telefonuar të dielën.

“Politikanët kanë rënë dakord që delegacioni ukrainas do të takohet me delegacionin rus pa parakushte në kufirin Ukrainë-Bjellorisu, pranë lumit Pripyat”, tha zyra e tij.

“Aleksander Lukashenko ka marrë përgjegjësinë për të siguruar që të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e stacionuara në territorin Bjellorusi do të qëndrojnë në terren gjatë udhëtimit, takimit dhe kthimit të delegacionit ukrainas”, vazhdoi zyra./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts