“Bishat” e ajrit/ SHBA do shpenzojë 27 mln dollarë për balonat, të vetmet që mund të ndalin raketat hipersonike të Kinës dhe Rusisë

Arma më e re amerikane kundër raketave hipersonike të Kinës dhe Rusisë do të jetë… ajri i nxehtë, ose më sakte balonat që vihen në lëvizje me të. Siç raporton gazeta Politico, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes po mendon të transferojë projektet e balonave nga shërbimet shkencore në ato ushtarake me objektiv kryesor vëzhgimin në lartësi të mëdha. Në muajt e fundit, si Pekini ashtu edhe Moska kanë testuar armë hipersonike me shqetësim në rritje nga administrata amerikane.

Për këtë arsye SHBA-të mendojnë të fusin në lojë balonta. Përparësitë e balonave janë se këto pajisje mund të fluturojnë midis 18 dhe 27 kilometra në lartësi dhe do t’i shtoheshin menjëherë rrjetit tashmë të gjerë të mbikëqyrjes së mbrojtjes amerikane dhe mund të përdoren për të zbuluar raketat hipersonike

Për vite me radhë, Shtetet e Bashkuara kanë kryer teste me balona për të mbledhur informacion, për të ofruar mbështetje për trupat tokësore dhe për të ndrequr problemet me satelitët.

“Jo vetëm kaq, pasi këto platforma në lartësi të larta ose shumë të larta, të cilat janë të vështira për t’u zbuluar, “kanë shumë përparësi për kapacitetin e tyre të stacionimit, manovrimin dhe gjithashtu fleksibilitetin për ngarkesa të shumta”, shpjegon Tom Karako, studiues për Programin Ndërkombëtar të Sigurisë dhe drejtor i projektit të mbrojtjes raketore në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Instituti me bazë në Uashington merret me analiza politike, ekonomike dhe ato të sigurisë ndërkombëtare.

Sipas Politico, Pentagoni ka shpenzuar rreth 3.8 milionë dollarë për projekte të balonave me fluturime të larta gjatë dy viteve të fundit. Jo vetëm kaq, por ata planifikojnë të shpenzojnë 27.1 milionë dollarë shtesë për të vazhduar punën në eksperimente të reja, sipas dokumenteve buxhetore.

Ndërkohë, përdorimi i armëve hipersonike në kontekste lufte është më i rëndësishëm se kurrë. Gjatë pushtimit të Ukrainës, Moska përdori dy raketat e reja “Kinzhal” dhe “Zircon”. E para i përker aviacionit dhe e dyta Marinës ruse. Të pajisura me saktësi, shpejtësi dhe heshtje shumë të lartë, këto raketa të gjeneratës së fundit janë në gjendje të godasin një objektiv pa u kapur dhe neutralizuar nga mbrojtja kundërajrore dhe raketore e armikut. Por SHBA-të gjykojnë se balonat e reja mund ta bëjnë këtë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.