“Bishat e Blinduara” 100.000 euroshe i kalojnë Policisë së Shtetit, automjetet luksoze ekspozohen pranë Ministrisë së Brendshme

bishat e blinduara 100 000 euroshe i kalojne policise se shtetit automjetet luksoze ekspozohen prane ministrise se brendshme
bishat e blinduara 100 000 euroshe i kalojne policise se shtetit automjetet luksoze ekspozohen prane ministrise se brendshme

Makinat super luksoze që i janë sekuestruar anëtarëve të organizatave kriminale tashmë po përdoren nga efektivët e policisë së shtetit, për të kapur keqbërësit më shpejtë. Mjetet me logon e Policisë u ekspozuan pranë Ministrisë së Brendshme dhe janë gati për shërbim

Jo pak kane kanë tërhequr vëmendjen e kalimtareve automjetet luksoze mijëra euro të cilat janë parkuar pranë ministrisë së brendshme
Ato janë automjete që I janë sekuestruar krimit dhe së fundmi i kanë kaluar në pronësi Policisë se shtetit
Efekte njerez qe i shikojnë me kërshëri

Makinat e sekuestruara kanë tani logot e policisë së shtetit dhe janë gati për të dalë në shërbim nëpër rrugët e kryeqytetit. Ndër to ka edhe mjete qe kushtojnë mbi 100.000 euro.

[embedded content]

Makinat luksoze apo “Bishat e Blinduara” që i janë sekuestruar anëtarëve të organizatave kriminale tashmë do të përdoren nga efektivët e policisë, për të kapur keqbërësit më shpejtë si në skenarët e sagës “Fast and Furious”.
Ministri i brendshëm Balla ka thënë më herët se automjetet e shpejta do të përdoren nga Policia Rrugore, ndërsa mjete të tjera do t’i kalojnë Repartit RENEA për operacionet e tyre.

Sipas vendimit te Ministrisë se Brendshme automjetet e konfiskuara të krimit apo korrupsionit nuk do të nxirren më në ankand për shitje.
Shqiperia u bashkohet kështu nismave te disa shteteve si Turqise apo Cekise te cilat kane sekuestruar mjetet luksoze per llogari te Policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts