Bizhuteri, diamante e pastrim parash/ Operonte në disa qytete, si u godit grupi kriminal pas hetimeve të SPAK, mes të arrestuarve 7 policë dhe ish-shoferi i Ardi Veliut

bizhuteri diamante e pastrim parash operonte ne disa qytete si u godit grupi kriminal pas hetimeve te spak mes te arrestuarve 7 police dhe ish shoferi i ardi veliut
bizhuteri diamante e pastrim parash operonte ne disa qytete si u godit grupi kriminal pas hetimeve te spak mes te arrestuarve 7 police dhe ish shoferi i ardi veliut

SPAK goditi një grup të strukturuar kriminal që kryente kontrabandë e pastrim parash dhe në mesin e të arrestuarve është ish shoferi i ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ard Veliu i cili aktualisht mban pozicionin e drejtorit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Burime pranë policisë thanë se Sokol Idrizaj përfundoi në pranga bashkë me gruan.

Prokuroria e Posaçme ende nuk ka reaguar zyrtarisht për aksionin në fjalë, por “News 24” ka mësuar se në pranga kanë përfunduar edhe 7 oficerë policie, dy prej të cilëve efektive të policisë së Kufirit në Durrës.
Operacioni nisi që në orët e para të mëngjesit të së mërkurës dhe u zhvillua njëherazi në disa qytete, Tiranë, Durrës Lezhë Shkodër e Dibër.
Hetimet për këtë grup kriminal nisën pas një letër-porosie të ardhur nga autoritetet franceze të cilat kishin dyshime të forta se mallra me vlerë, si rroba luksi, bizhuteri me vlerë, kontrabandoheshin drejt vendit tonë.
Pas më shumë se një viti hetimesh dhe kontrolleve të ushtruara në ambiente e banesa të ndryshme, SPAK ngriti disa akuza për të dyshuarit si pjesë e kësaj veprimtarie.

Ndaj tyre rëndojnë dyshimet për pastrim parash; “Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare”, Kontrabanda me mallra të tjerë; “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”; krime të kryera në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal si dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts