Biznesmeni i moshuar u gjend i vdekur në koshin e plehrave, 37-vjeçari dënohet me 20 vite burg/ Nëna: Është i pafajshëm! E vrau familja e tij!

biznesmeni i moshuar u gjend i vdekur ne koshin e plehrave 37 vjecari denohet me 20 vite burg nena eshte i pafajshem e vrau familja e tij
biznesmeni i moshuar u gjend i vdekur ne koshin e plehrave 37 vjecari denohet me 20 vite burg nena eshte i pafajshem e vrau familja e tij

Historia që u trajtua sot në emisionin “Me zemër të hapur” të autores Evis Ahmeti në News24 risoli një ngjarje të vitit 2015 në qytetin e Fierit, ku i ndjeri Noke Likometaj u gjet i vrarë dhe i hedhur në një kazan plehrash. Për këtë vrasje është akuzuar nga familja e viktimës shtetasi Skënder Krasniqi. Familjarët e tij, nusja së bashku me nënën e tij 80-vjeçare kanë denoncuar pas shume episodesh ligjore dhe kundërshtimesh mbi atë çfarë ka ndodhur me të akuzuarin Skënder Krasniqi, duke pohuar se është i pafajshëm dhe se po vuan dënimin pa të drejtë.

Por nga ana tjetër nëna e të akuzuarit, Roza Krasniqi shprehet se me viktimën ka pasur para ngjarjes një episod ngacmimi nga ana e të ndjerit dhe për këtë shprehet ajo është dyshuar dhe akuzuar i biri. Edhe pse kanë kaluar vite drejtësia sipas 80-vjeçares nuk është dhënë.

“Nuk dua asgjë, vetëm që e drejta e djalit të dalë në dritë. Unë dua vetëm drejtësi”, tha e moshuara.

[embedded content]

Ajo ka treguar dhe si kishte ndodhur ngacmimi. “Më thoshte hajde pastro në shtëpinë time, mos shit banane. Si do veja unë në shtëpinë e tij, grua pa burrë. I thashë djalit të tij, pastaj nuk erdhi më. I thashë në qershor, ai u vra në nëntor. Se vinte më përplaste bananet, lëri thoshte bananet e hajde pastro në shtëpinë time. Unë i thashë të mos më binte në qafë. I biri më tha i them unë mos ki merak. Nuk më ngacmoi më. Djalit tim nuk i thashë absolutisht. Unë kam 45 vjet pa burrë”, tha e moshuara më tej.

Në emision foli nga burgu dhe i akuzuari, i cili bëri apel për drejtësi dhe të dalë e vërteta, teksa familja e tij hedh dyshime te vetë familjarët e viktimës se e kanë vrarë, pasi ishte një njeri problematik. Të njëjtën gjë pohoi dhe një dëshmitar në një lidhje telefonike në emisionin “Me zemër të hapur”, duke i bërë thirrje prokurorisë të nxjerrë të vërtetën.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts