Biznesmeni publikoi mesazhet/ Reagon Blendi Gonxhe: Ne përgjigjemi edhe në celular privat, ndërsa “Presidenti” po i përdor si kamikazë!



Pasditen e sotme, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka publikuar denoncimin e një sipërmarrësi shqiptar, të cilin patronazhisti e kishte ndjekur për postimet që kishte bërë në rrjetet sociale dhe më pas i kishte hapur probleme me shtetin. Ai ishte detyruar të paguante 8 milionë lekë gjoba përgjatë dy viteve.  

blendi-gonxhe-1-770x432

Biznesmeni postoi edhe mesazhet që kishte shkëmbyer me drejtorin e Përgjithshëm të DPSHTRR, Blendi Gonxhja, duke pretenduar se në fillim i dha të drejtë, pastaj i kishte premtuar se do ta ndihmonte e në fund pasi patronazhisti i kishte dërguar informacione , Gonxhe i bëri bllok në “whats app”.

Në lidhje me ketë zhvillim ka reaguar edhe vetë Blendi Gonxhe, i cili në një postim në facebook, i cili teksa ka publikuar videon që i kishte dërguar biznesmenit thotë se Presidenti po i përdor si kamikazë.

Postimi i plotë:

Ilir Meta sot ra deri në nivel ciceroni, por publiku u bë shumë kurioz për videon që i kisha dërguar militantit të tij, në një komunikim në orarin e telefonin tim privat, që Meta nuk e klikoi që ta shfaqte në monitorin e sallës së Presidencës, ndaj dhe pas lumit të kërkesave për ta shuar këtë kureshtje po e postoj këtu tani!

A ju kujton gjë Drini Kryemadhi?

Ne i përgjigjemi edhe të shtunën, edhe në celular privat, edhe kur ankesa nuk lidhet direkt me ne, idhtarëve e aktivistëve të atyre që i kanë vënë kazmën shërbimeve të transportit rrugor – ky është morali i fabulës! Ndërsa “Presidenti” i tyre i përdor si kamikaze!

Ndjesë publikut e medias për shkarjen presidenciale, krenar për publicitetin!

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *