
21:20 06/07/2021
Viktor Babaryko është dënuar me 14 vjet burg për marrje ryshfeti dhe pastrim parash
Qeveria bjelloruse ka burgosur kritikun kryesor të Presidentit Aleksandër Lukashenko. Viktor Babaryko, është dënuar me 14 vjet burg.
Ish-bankieri u shpall fajtor për marrje ryshfeti dhe pastrim parash, akuza që ai thotë se janë të trilluara për ta parandaluar atë të sfidonte Aleksandër Lukashenko në zgjedhjet e vitit të kaluar. Ai është ndër kundërshtarët kryesorë të Presidentit bjellorus, i cili ka burgosur dhe internuar gazetarët dhe kritikët ndaj tij.
Ambasada e SHBA në Minsk e ka kritikuar një vendim të tillë. Pasi Babaryko u ndalua të kandidojë dhe u arrestua Qershorin e kaluar, një grup kundërshtarësh ndaj regjimit të Lukashenkos bashkuan forcat në mënyrë që Presidenti bjellorus të mos kandidonte më në zgjedhje. Ata dhe qeveritë perëndimore janë shprehur se Lukashenko manipuloi votën e Bjellorusisë.
Maria Kolesnikova, një aleate e Babariko gjithashtu është tani në burg. Kombet e Bashkuara i kanë kërkuar Bjellorusisë të lirojë menjëherë rreth 530 njerëz të burgosur të cilët grupet e të drejtave i konsiderojnë të burgosur politikë ndërsa Uashingtonit la të kuptohej se mundësia e sanksioneve të mëtejshme ekonomike do të vijojnë të mbeten në fuqi.
Më shumë se 35,000 njerëz janë arrestuar në mënyrë arbitrare gjatë vitit të kaluar dhe se frika e shtypjes ka bërë që dhjetëra mijëra bjellorusë të largohen për të kërkuar strehim jashtë vendit.
Klan News
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al