Bjellorusia largon emigrantët nga kufiri me Poloninë

bjellorusia largon emigrantet nga kufiri me polonine
bjellorusia largon emigrantet nga kufiri me polonine

17:40 18/11/2021

Zv/ministri polak Maciej Wasik: Lukashenko e ka humbur betejën kufitare

Bjellorusia ka filluar largimin e emigrantëve nga kufiri me Poloninë dhe deklaroi se ka siguruar strehimin e përkohshëm të rreth 1000 emigrantëve.

Zv/ministri i Brendshëm Maciej Wasik tha se kampi pranë Kuznicës po zbrazet pasi udhëheqësi bjellorus Alexandër Lukashenko ka siguruar autobusët e parë për emigrantët.

“Duket sikur Lukashenko e ka humbur betejën kufitare”, shtoi Wasik.

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, ka paralajmëruar se Evropa do të përballet me fluks të “miliona” emigrantëve, nëse nuk ashpërsohen politikat nëpër kufi.

“Nëse ne nuk mbrojmë me vendosmëri kufijtë tanë në Evropë, qindra miliona persona nga Afrika dhe Lindja e Mesme do të tentojnë të arrijnë në Evropë, dhe sidomos në Gjermani”, ka thënë ai.

Në një intervistë për mediumin gjerman, Bild, ai është shprehur se nuk e përjashton rrezikun e luftës, marrë parasysh zhvillimet në kufirin mes Polonisë dhe Bjellorusisë. Kancelarja gjermane në largim, Angela Merkel, është përpjekur të qetësojë krizën kufitare duke diskutuar këtë çështje me Lukashenkon.

Merkel ka bërë thirrje për “ndihmë humanitare dhe mundësi për kthimin e të prekurve” në bashkëpunim me OKB-në dhe Komisionin Evropian. Pasardhësi i pritshëm i Merkelit si kancelar, socialdemokrati Olaf Scholz, kërkoi së fundmi sanksione “të qarta dhe të rënda” kundër Lukashenkos.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts